Regjistrimi për pjesëmarrje
Fakulteti i Mjekësisë në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Barit, Universitetin e Edingburgut, Universitetin e Tel Avivit, Universitetin e Prishtinës, Organizatën Alzheimer Albania, dhe nën kujdesin dhe miratimin e veçantë të Federatës Botërore të Neurologjisë, organizon në datat 5-7 Tetor 2017, në sallën Classic të Hotel Tirana International, workshopin mbi demencat me titull:
"NEW CONCEPTS AND ROUTES IN THE DIAGNOSIS AND CARE OF DEMENTIAS"
Aktiviteti u drejtohet në mënyrë të veçantë profesionistëve të fushave të Neurologjisë, Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Epidemiologjisë, por mirëpret edhe pjesëmarrjen e profesionistëve të Mjekësisë së Familjes, Imazherisë Diagnostikuese dhe Punonjësve Socialë.
Brenda numrit të kufizuar mund të regjistrohen edhe specializantët e fushave përkatëse.
Gjithashtu, në varësi të vendeve bosh do të pranohen edhe studentë të fushës së mjekësisë dhe psikologjisë.
Eventi zhvillohet në gjuhën angleze pa përkthim në shqip. Si rrjedhojë, ftohen të aplikojnë vetëm njohësit e mirë të gjuhës angleze.