ALZ-Web-Cover

Personat  me demencë përjetojnë probleme të ndryshme me  ushqyerjen.  Një dietë e shëndetshme dhe e balancuar është e rëndësishme. Kjo i ndihmon për të ruajtur mirëqënien fizike dhe mendore. 

Rëndësia e të ushqyerit mirë

Ushqyerja e mirë është e rëndësishme për të qëndruar të shëndetshëm. Disa dieta të ndryshme përmirësojnë cilësinë e jetës të personit më demencë. Nëse nuk konsumohet sasia e nevojshme e ushqimit mund të shfaqen probleme si ndjeshmëri ndaj infeksioneve, reduktohet forca e muskujve, lodhje. 

Njerëzit me demencë mund të dehidratohen, nëse ata nuk  janë në gjendje të komunikojnë apo të kuptojnë nëse kanë etje, ose në qoftë se ata harrojnë të pinë ujë. Kjo mund të çojë në dhimbje koke, konfuzion, infeksione të traktit urinar dhe kapsllëk.  Këto mund të përkeqësojnë simptomat e demencës.

Rënia në peshë

Rënia në peshë është e zakonshme te njerëzit me demencë, edhe pse shkaqet ndryshojnë. Ato mund të përfshijnë mungesën e oreksit, vështirësi në gatim, probleme me komunikimin apo të kuptuarit që kanë uri, vwshtirësi për tu përtypur dhe gëlltitur, lodhen shpejt, mungesa e koordinimit të lëvizjeve. 

Probleme të zakonshme

Oreksi i dobët, dëmtimi i funksioneve kognitive, pamundësia fizike dhe aftësitë e kufizuara shqisore (dëgjimi dhe humbja e shikimit) mund t’i shkaktojë personit me demencë  vështirësi per tu ushqyer.

Edhe pse  vështirësitë për të ngrënë dhe për të pirë  janë të zakonshme  te personat me demencë, kur ndodh një problem, ai duhet të vlerësohet si  një problem i veçantë dhe unik  për individin dhe situatën e tij.  Zgjidhja duhet të bëhet duke marrë parasysh  historinë e jetës së tij, besimin, kulturën e personit.  Çdo zgjidhje duhet të jetë e përshtatur për të përmbushur nevojat e tij/saj.

Me përparimin e demencës, personi ka të ngjarë të ketë nevojë gjithmonë e më shumë për mbështetje për të përmbushur nevojat e tyre.